Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani ka theksuar sa gjatë kohës që ai ka qenë ministër ka marrë masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit kosovarë.
Këto komente i ka bërë në profilin e tij, në Facebook.
“E keni shumë të freskët në kujtesë se këto vendime u kundërshtuan nga shumë ish-kolegë të mi nga kabineti qeveritar me arsyetimin se po i dëmtojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe e shkelim marrëveshjen e CEFTA-së”, ka shkruar Hasani.
Ai ka thënë se i ka ardhur mirë kur po të njëjtit sot kërkuan masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
“Duke i njohur dyshoj shumë se këto masa do të jenë gjatë, mund të zgjasin vetëm deri të martën e ardhshme”, ka shtuar ish-ministri i MTI-së Bajram Hasani. /Telegrafi/