Telegrafi

Ish-ministri francez dënohet me një vit burg për shpërdorim të fondeve publike

French right-wing Les Republicains (LR) party's member Claude Gueant attends the LR's national council, on January 14, 2017 in Paris. / AFP / THOMAS SAMSON (Photo credit should read THOMAS SAMSON/AFP/Getty Images)

Ish-ministri i Brendshëm francez, Claude Guéant u dënua nga gjykata me një vit burg për shpërdorim të fondeve publike, pas refuzimit të kërkesës për rishqyrtim të vendimit në Kasacion.

Në vendim, i konsultuar nga media, Gjykata e Kasacionit konfirmon dënimin me dy vite burg, një me kusht dhe punë në komunitet, të dhënë më 23 janar 2017 nga Gjykata e Apelit të Parisit ndaj ish-krahut të djathtë të Nicolas Sarkozy, shkruan ATSH.

Në këtë çështje, ai u dënua edhe me 75.000 euro gjobë dhe ndalim të ushtrimit të çdo funksioni publik gjatë një periudhe pesë vjeçare.