Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët, ndërsa thotë se Saimir Tahiri nuk u la në burg që të mos fliste.
“Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë shoë me arrestime. Masa e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajësinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta.
Unë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur.
Është e kollaj të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht”, tha Manjani në studion e “Opnion”.
Manjani shkoi edhe më tej sepse sipas tij, çështja “Tahiri” është e lidhur me çështjen “Xhafaj”.
“Nëse rrëzohet njëra, do të rrëzohet edhe tjetra. Kjo mazhorancë ka pasur një frikë që nëse lihej Tahiri në burg ai do të fliste”, tha Manjani.