Site icon Telegrafi

Ish-ministri bullgar: Argumentet bullgare për veton ndaj RMV-së janë të pakuptueshme për partnerët evropianë

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Bullgarisë, Ivailo Kalfin vlerëson se Bullgaria është humbëse në situatën e tashme dhe do të mbahet mend si vend që bllokoi bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, edhe pse ka dashur të jetë liedere dhe ta udhëheq procesin e euro integrimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në deklaratë për BNT, Kalfin thotë se qëndrimi bullgar ju konvenon vendeve të tjera, të cilat nuk duan të vazhdojë procesi i zgjerimi në BE, por e shfrytëzojnë Bullgarinë si pretekst.

“Memorandumi sqarues i Bullgarisë për problemet e veta me Maqedoninë e Veriut është dërguar te vendet anëtare të BE-së dhe është i pakuptueshëm për shumicën e evropianëve. Vetoja bullgare gjithashtu i përforcoi ndjenjat kundër Bullgarisë në Shkup”, thekson Kalfin.

Sipas tij duhet të ketë mënyrë tjetër për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe.

“Problemi është se ne dhe RMV rrezikojmë të rrëshqasin nëpër linjën e propagandës dhe ideologjisë që po qeverisin me vite në këto dy vende. Historia dhe gjuha janë të rëndësishme dhe autoritetet duhet t’i mbrojnë, megjithatë, argumentet bullgare janë të të pakuptueshme për partnerët evropianë”, thotë Kalfin./Telegrafi/

Exit mobile version