Telegrafi

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo merr post në Qeverinë e Serbisë

Nenad Rikallo nga Lista serbe, që së fundmi është shkarkuar nga posti i ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Ramush Haradinaj, nga sot ka filluar të ushtrojë një post të ri në Qeverinë e Serbisë – në Ministrinë e Bujqësisë ku do të mbajë postin e Sekretarit.

Vendimi për emërimin e Rikallos në pozitën e Sekretarit në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë, është marrë më 28 shkurt të këtij viti nga qeveria serbe, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj e shkarkoi nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pozitën e Rikallos ia ka besuar Diana Zhiviq, që njëherit është anëtare e partisë së Sllobodan Petroviqit, SLS.

Shkarkimi i Rikallos nga kryeministri Haradinaj erdhi pas kërkesës së Partisë Socialdemokrate për votimin e buxhetit. /Telegrafi/