Site icon Telegrafi

Ish-ministrat e Kulturës dënohen me nga 1 vit burgim me kusht

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ta kthej në rigjykim rastin e dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraçija e Valton Beqiri, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që ish-ministrat e Kulturës Astrit Haraçija dhe Valon Beqiri t’i dënojë me 1 vit burgim më kusht.

Përveç Haraçisë dhe Beqirit, gjykata i ka shpallur fajtor edhe dy të akuzuarit e tjerë, aktorin Armond Morina dhe Nehat Fejzën të cilët po ashtu janë dënuar me nga 1 vit burgim me kusht, transmeton zeri.info.

Haraçija dhe Beqiri u shpallën fajtorë për përgjegjësinë që kishin si ministra për ndarjen e 100.000 eurove për kompaninë e Armond Morinës, “Morina Films” që kishte premtuar realizimin e filmit të quajtur “Mysafir në sofër”, e që nuk ishte realizuar asnjëherë.

Exit mobile version