Ish-mesfushori i Juventusit, Nico Hidalgo ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.
Hidalgo, i cili për tri vite ishte pjesë e Juventusit, fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen në moshën 32-vjeçare.
Mesfushori spanjoll u detyrua që të pensionohej në vitin 2022 për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe po luante për klubin amator Extremadura.
Hidalgos iu dhurua një ceremoni lamtumire nga ish-klubi i tij Granada në ndeshjen ndaj Malagas në gusht të vitit 2022 pas pensionimit të tij.
Nico Hidalgo, por siempre en la memoria del granadinismo.
🔗 https://t.co/Pyb3iHolui https://t.co/byoypc6dQz pic.twitter.com/1wbVMPuilc
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) March 1, 2025
“Nico Hidalgo na la neve më 1 mars 2025, në moshën 32-vjeçare. Pas tij është një shembull i pamohueshëm i vështirësive dhe sakrificave, siç e ka dëshmuar tek Granada mes viteve 2012 dhe 2016, duke bërë debutimin e tij me ekipin e parë”.
“Me largimin e Nicos, nuk ka shkuar vetëm një futbollist i shkëlyqeshëm, por gjithashtu një person i madh. Por dashuria e bashkëlojtarëve të tij, trajnerëve, drejtorëve dhe tifozëve do të jetë gjithmonë aty”, ka shkruar faqja zyrtare e Granadas.
Përveç Granadas reagime pati edhe nga klubet e mëparshme të Hidalgos si Real Racing Club dhe Extremadura./Telegrafi/