Site icon Telegrafi

Ish-mesfushori i Cityt refuzon Rooneyn për të ndërruar fanellat (Video)

Manchester Unitedi fitoi në FA Cup me rezultat 4-0 ndaj Readingit.

Në këtë takim Wayne Rooney shënoi një gol dhe asistoi një herë dhe kështu barazoi rekordin e Sir Bobby Charlton me 249 gola për Djajtë e Kuq në të gjitha garat.

Shumica e lojtarëve dëshirojnë të ndërrojnë fanellat me kapitenin e Man Utd, por jo edhe George​ Evans.

George​ Evans kur ishte pjesë e Man Cityt.

E gjitha kjo pasi mesfushori anglez në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt dhe rivaliteti i madh mes skuadrave të Mancesterit bëri që ai të refuzon fanellën historike të Rooneyt.

Më poshtë keni reagimin e të dy lojtarëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4a4e02P3Cwo

Exit mobile version