Telegrafi

Ish menaxheri i Ajaxit: Interi nuk është gjë tjerët veçse një prostitutë

Në një intervistë për portalin Volkskrant në Holandë, ish menaxheri i Ajaxit në vitet 1997-2013, David Endt, ka folur për largimin e Frank De Boer nga Interi.

Sipas tij Interi nuk është gjë tjetër veçse një prostitutë e veshur bukur.

“Interi është sikurse një divë e veshur bukur me një fustan zi dhe kaltër, por ne realitet nuk është gjë tjetër veçse një prostitutë”.

“Ishe e qartë që në fillim, që Frank de Boer, për shkak të prejardhjes dhe stilit të tij holandez nuk do të kishte shumë shanse”.

Lexo po ashtu Nuk do të besoni se si e kanë shkarkuar De Boerin kryesia e Interit

“Unë kam pasur kontakt me Frankun dhe e kam paralajmëruar për çmendurinë e botës së Interit, ambicia është shumë e madhe te Interi”.

“Ky klub është emër i madh në botën e futbollit dhe normalisht që ai ishte i tunduar pasi kishe mundësinë të punonte për një kompani të tillë. Unë e kuptoj”

Endt ka thënë se në këtë gjë ka faj edhe Manicini që e ka bërë fazën përgatitore. /Telegrafi/