Site icon Telegrafi

Ish-mbrojtësi Schalkes gjendet i gjallë, pas pesë vitesh që ishte raportuar si i vdekur

Ish-mbrojtësi i Schalkes, Hiannick Kamba është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë pesë  vite pasi ishte raportuar i vdekur.

Kongolezi që ishte bashkëlojtar me Manuel Neuer, ishte shpallur i vdekur në vitin 2015, pas një aksidenti me makine në vendlindjen e tij.

Në atë kohë VfB Huls kishte raportuar se Kamba kishte vdekur në një aksident trafiku, mirëpo tani ai është gjetur i gjallë në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Prokurorja Anette Milk ka thënë se tani rasti është duke u hetuar kundër ish-gruas së Kambas, që kishte marrë pagesa në emër të ish-lojtarit.

“Ajo është duke u akuzuar për plaçkitje dhe se bashkëshorti i saj është i gjallë dhe ajo dyshohet se e ka ditur një gjë të tillë, mirëpo e mohon”, ka thënë prokuroja.

Sipas Bild, 33-vjeçari do të jetë dëshmitar në rastin e zhdukjes së tij dhe do të mësohet më shumë rreth rastit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version