Site icon Telegrafi

Ish mbrojtësi i Ligës Premier vazhdon me skandale, arrestohet dhe burgoset

Ish-mbrojtësi i Ligës Premier, Liam Ridgewell është arrestuar në Amerikë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Mbrojtësi 32-vjeçar, që tashmë luan me skuadrën e Portland Timbers, në MLS, është dërguar në burgun e Clackamas County në Oregan bashkë me shokun e tij të ekipit Jake Gleeson, në mbrëmjen e vonë të së hënës.

Sipas publikimit në “Oreganlive”, që të dy futbollistët duhet të paguajnë 7 500 dollarë për të rifituar lirinë me kusht për akuzat e ngritura ndaj tyre. Data e parë për gjykimin e tyre për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur është caktuar 16 nëntori.

Dyshja pas arrestimit

Ridgewell e nisi karrierën e tij te Aston Villa, ku luajti për pesë vite para se të transferohej te rivalët, Birmingham në vitin 2007, ku fitoi Kupën e Ligës.

Më vonë mbrojtësi nënshkroi për West Brom, para se të bashkohej në vitin 2014 me skuadrën e Portland Timbers, përtej oqeanit.

Ai është kapiten në skuadrën aktuale

Mbrojtësi anglez fitoi Kupën e MLS sezonin e kaluar me ekipin e tij, por dështoi të kualifikohej tashmë për në fazën play-off.

Në vitin 2012, Ridgewell bëri bujë, pasi u publikua një foto e tij teksa përdorte në vend të letrës higjienike, kartëmonedha të prerjes £20 notes, për një total që llogaritej rreth £1,000.

Exit mobile version