Kritikat ndaj Juventusit dhe Cristiano Ronaldos ka ardhur nga të gjitha anët pasi që të dy u eliminuan nga Porto në Ligën e Kampionëve, dhe ish-mbrojtësi i Bianconerëve, Pasquale Bruno, është i fundit që ka drejtuar kritika.
Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini ishin gjithashtu në mes të zjarrit, por Ronaldo u cilësua si problemi kryesor i Juventusit.
“Menaxhimi i ekipit po shkatërron gjithçka”, ka thënë fillimisht Bruno në programin televiziv italian TikiTaka.
“Ata pushuan nga puna Massimiliano Allegrin për të nënshkruar Maurizio Sarrin, pastaj ata e pushuan atë pas vetëm një sezoni sepse Ronaldo dhe shokët e tij të ekipit drejtojnë shfaqjen”.
“Ju keni përshtypjen se lojtarët mund të thonë fjalën e tyre, por kjo nuk është e drejtë. Ata nuk janë ata që duhet të marrin vendime”.
“Bonucci dhe Chiellini duken si dy lojtarë fenomenal. Ata fituan nëntë tituj radhazi në kampionatin e katërt më të mirë në botë. Ata mundën një skuadër të përfunduar të Barcelonës dhe të nesërmen gazetat shkruanin se Juventusi ishin ekipi që duhet të imitohet”.
“Juventus është një ekip i turpshëm, i cili drejtohet nga Cristiano Ronaldo”, përfundoi ish-mbrojtësi i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/