Telegrafi

Ish-mbrojtësi i Barcelonës po konsideron mundësinë e pensionimit nga futbolli në moshën 30-vjeçare

Ish-mbrojtësi i njohur i Barcelonës, Samuel Umtiti, raportohet se është duke e konsideruar seriozisht mundësinë për t’i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

Arsyeja kryesore që po e çon Umtitin drejt këtij vendimi janë lëndimet e shpeshta që po e detyrojnë atë që t’i nënshtrohet operacionit.

Umtiti i cili momentalisht është pjesë e Lille pasi iu bashkua si lojtar i lirë, pothuajse gjatë tërë karrierës së tij është ballafaquar me një problem në gju. Madje tashmë janë bërë plotë gjashtë vite që ai po ‘lufton’ me këtë problem, i cili ka bërë që Umtiti të humbasë shumë ndeshje.

Pasi iu nënshtrua operimit të mërkurën, trajneri Paulo Fonseca nuk e përjashtoi mundësinë që ai të rikthehet të luaj përsëri këtë sezon, por tha se nuk e di se kur do të jetë i gatshëm përsëri.

30-vjeçari e nisi mjaft mirë aventurën me Lille, por tani ka vetëm 13 paraqitje këtë sezon dhe me shumë gjasa do ta humbasë pjesën e mbetur të saj.

Mediumi spanjoll Diario AS ka raportuar se burimet nga Franca kanë pohuar se lojtari është duke e konsideruar pensionimin për shkak të vështirësive që po has gjatë procesit të rikuperimi.

Sezonin e kaluar ai nisi një rrugëtim të ri pasi iu bashkua ekipit italian Lecce në huazim nga Barcelona. Pasi u transferua tek Lille si lojtar i lirë, Umtiti u pa si një zgjedhje për problemet e tyre në fazën e mbrojtjes, por gjuri nuk po ia lejon që të paraqitet në kapacitetin e tij të plotë./Telegrafi/