Ish-mbreti belg, Albert II ka rënë dakord që të bëjë testin e ADN-së me kërkesën e Delfin Boel, e cila pretendon se ka një vajzë me 84-vjeçarin.
Rezultatet e testit do të mbeten konfidencial në fillim pasi që ka vite të tëra ish-mbreti ka pohuar se nuk ka ndonjë fëmijë nga marrëdhënia jashtëmartesore.
“Mbreti i tij, Madhëria Albert vendosi t’i nënshtrohet ekspertizës të urdhëruar nga gjykata”, kanë pohuar avokatët dhe shtuan se testi tashmë është kryer përmes marrjes së një mostre të pështymës.
Në tetor të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Bruksel urdhëroi Albertit të bëjë testin e atësisë pas kërkesës së dytë të Delfin Boelit.
Delfin Boel, artistja belg vizual e cila ka 51 vjet, thotë se ka lindur në saje të një marrëdhënie të së nënës së saj dhe mbretit që ka ndodhur gjatë viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, kur Sybille de Selis Lonsane ishin në një lidhje, por që më pas Albert II-të u martua në vitin 1959 me Paolo di Rufo Calabria.
Ish-mbreti, i cili ka qeverisur nga viti 1993 deri në vitin 2013, dhe i cili është babai i mbretit aktual Philip, mohoi se kishte një lidhje të tillë. /Telegrafi/