Një ish-marins amerikan ka dhënë një këshillë interesante për SHBA-të dhe të gjithë ata që duan të sulmojnë Korenë e Veriut.
Sipas tij, përcjell Telegrafi, lideri Kim Jong-un, gjegjësisht vendi i tij nuk duhet sulmuar me bomba, por me iPhones.
Përmes një cicërime në Twitter, ai ka shkruar: “Hidhni 25 milionë iPhone mbi Korenë e Veriut dhe lidhini me wireless”.
Kjo pasi që sipas tij, shoqëria në shtetin komunist është e mbyllur dhe nuk e ka idenë se çfarë është duke ndodhur në botë. /Telegrafi/