Gjykata Speciale është duka vazhduar me dërgimin e ftesave për intervistim për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Kësaj radhe kjo gjykatë ka ftuar ish-luftëtarin Ramiz Kukaj. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sot morra lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga gjykata speciale . Edhe ky do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati në Facebook. /Telegrafi/