Site icon Telegrafi

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj: Dëshmitarët e rremë gënjyen Hagën

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. 

Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në një intervistë për ‘Now me Erla Mëhillin’ ai foli për një shkrim që e çoi pas hekurave.

“Unë kam bërë një shkrim më datë 1 janar të vitit 2023, në të cilin akuzoj që Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë ka dënuar në bazë të dëshmive të rreme një bashkëluftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin e njësive speciale të zonës operative të Llapit në Kosovë,” – tregoi Goxhaj.

Ai foli dhe për kontributin që dha në luftë bashkë me të atin.

“Profesioni i ushtarakut është i lidhur me luftën, në atë kohë menduam që secili nga ne të jepte kontributin e vet pa e bashkërenduar veprimin me njëri-tjetrin. Kur niste bombardimi ditët e para i bëja pyetje vetes; po unë ç’dua këtu, nuk është çështje trimërie, po çështje kujdesi, ajo që përjeton. Në fillim nuk e di ku të rreh zemra, dhe derisa të mësohesh, po e kalon me ndihmën e bashkëluftëtarëve dhe gjen vullnetin për të qëndruar. Njeriu mësohet edhe me gjërat më të vështira”, u shpreh Goxhaj.

Exit mobile version