Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka vendosur ta braktisë Kosovën.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka aplikuar për vizë dhe që beson që vitin e ardhshëm ta braktisë Kosovën, transmeton Telegrafi.
Ai është shprehur se tashmë nuk ka më shpresa që do të bëhet një jetë më e mirë në Kosovë.
“Sot aplikova për termin për vizë drejt perëndimit, vitin e ardhshëm po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”, ka shkruar Qeriqi./Telegrafi/