Site icon Telegrafi

Ish-luftëtari rebel Gustavo Petro fiton garën për president të Kolumbisë

Gustavo Petro, një ish-luftëtar rebel që ka premtuar ndryshime të thella sociale dhe ekonomike, ka fituar garën për president të Kolumbisë.

Fitorja e Petro në balotazhin presidencial të së dielës do ta bëjë atë presidentin e parë të krahut të majtë të vendit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai fitoi 50.4 për qind të votave, ndërsa rivali i tij Rodolfo Hernandez, një manjat ndërtimi, kishte 47.3 për qind.

“Që sot, Kolumbia po ndryshon, një ndryshim i vërtetë që na udhëheq drejt një prej synimeve tona: politikës së dashurisë… të mirëkuptimit dhe dialogut”, ka thënë Petro i ngazëllyer mbështetësve të tij në kryeqytetin kolumbian, Bogota.

Lexo po ashtu Kush është 'Plaku i TikTok-ut' i Kolumbisë që mund të bëhet president?

Një senator dhe një ish-kryetar i bashkisë së Bogotës, fitorja e Petro nënvizoi një ndryshim drastik në politikën presidenciale për një vend që ka margjinalizuar prej kohësh të majtën për lidhjen e saj të perceptuar me konfliktin e armatosur.

Vetë Petro ishte dikur një rebel me lëvizjen M-19 tashmë të zhdukur dhe iu dha amnisti pasi u burgos për përfshirjen e tij me grupin.

Në fjalimin e tij të fitores, Petro, 62 vjeç, lëshoi një thirrje për unitet, duke thënë se të gjithë anëtarët e opozitës do të mirëpriten në pallatin presidencial “për të diskutuar problemet e Kolumbisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version