Site icon Telegrafi

Ish-luftëtari Demush Laci është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Demush Laci, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Laci në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka marrë një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë.

“Të nderuar miq,

Bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës.

Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë”, ka shkruar ai.


Kujtojmë se deri tash nga Gjykata Speciale janë ftuar edhe shumë figura politike në vend si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Ramiz Lladrovci, Jakup Krasniqi, si dhe ish luftëtarë të tjerë të UÇK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version