Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së sot mbajnë protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.
Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe fillon në ora 11:00.
Kërkesat e protestuesve:
- Pastrimin e listave te veteranëve,
- Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre që si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme,
- Shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit./KP/