Telegrafi

Ish-lojtari i Romës, Joseph Bouasse vdes në moshën 21 vjeçare nga sulmi në zemër

Joseph Bouasse Perfection (Foto: Instagram/joseph.perfection)

Ish-talenti i Romës, Joseph Bouasse Perfection, ka vdekur në moshën 21 vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër të dielën mbrëma.

Mesfushori kamerunas ishte pjesë e Akademisë së Giallorossëve nga viti 2016, mirëpo asnjëherë nuk kishte luajtur për klubin italian.

Përkundër se nuk ka luajtur kurrë për këtë skuadër, ai e ka pasur shansin që të stërvitej krahas legjendave, si Francesco Totti e Daniele De Rossi.

Bouasse duke u stërvitur me Radja Nainggolan e Edin Dzeko (Foto: La Gazzetta Dello Sport)

Debutimin profesionist e kishte bërë në Serie B me Vicenzas në vitin 2017, ku ishte i huazuar nga Roma. Që nga shkurti i këtij viti, ai kishte nënshkruar me klubin rumin Universitatea Cluj.

Bouasse kishte arritur në Italisë në moshën 16 vjeçare së bashku me disa fëmijë tjerë refugjatë nga Kameruni që kërkonin një jetë të re në Evropë.

Ai nisi të merrej me futboll te skuadra italiane e përfaqësuar nga refugjatët, Liberi Nantes dhe më pas u zhvillua më tutje e që fatkeqësisht ndërroi jetë në moshë shumë të re. /Telegrafi/