Telegrafi

Ish-lojtari i Realit, Valdano: Los Blancos duhet të jenë të mençur për shpenzimet e sulmuesit të ri

Jorge Valdano (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Los Blancos duhet të shpenzojnë për një sulmues të ri.

Por, 63-vjeçari këmbëngul se Los Blancos duhet të tregohen të mençur me shpenzimet e tyre.

“Real Madridi do të bënte gabim nëse nuk do të nënshkruante një sulmues tjetër”.

Lexo po ashtu Reali i hapur ta huazojë anësorin Gareth Bale

“Ata duhet të transferojnë një lojtar me kualitete të ndryshme, gjë që nuk është e lehtë. Ata nuk mund të nënshkruajnë me një lojtar që zëvendëson Benzeman, nuk ia vlen të shpenzohen 200 milionë në atë pozitë”.

“Paratë duhet të shpenzohen në pozicione të tjera, më shumë në mesfushë. Pozicioni i sulmuesit fillestar është i mbuluar në këtë moment nga Benzema”, ka thënë Valdano. /Telegrafi/