Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i Newcastle pëson sulm në zemër, vdes në spital

Mesfushori Chick Tiote ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë thuhet se u rrëzua në stërvitje duke luajtur për klubin kinez të Superligës, Beijing Enterprises, pas një sulmi në zemër.

Lexo po ashtu Zyrtare: Tiote largohet nga Newcastle, transferohet te skuadra kineze

Klubi u nxituan ta dërgojnë në një spital aty pranë, por mjekët nuk ishin në gjendje të shpëtonin babanë e tre fëmijëve.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Emanuele Palladino, i cili ka thënë se klienti i tij ka vdekur pas kolapsit që pati gjatë një seance stërvitore.

Tiote ishte 30-vjeçar dhe luajti me sukses për skuadra të mëdha si Newcastle, Anderlecht e Twente.

30-vjeçari gjithashtu luajti 52 ndeshje për Bregun e Fildishtë dhe i ndihmoi ta fitojnë Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2015/Telegrafi/

Exit mobile version