Site icon Telegrafi

Ish lojtari i NBA, Ferguson që erdhi me shumë bujë te Bashkimi largohet pas vetëm një ndeshje të luajtur

Ish-lojtari i NBA-së, Terrance Ferguson, erdhi me shumë bujë te Bashkimi i Prizrenit, por vetëm pas një ndeshje është larguar nga klubi prizrenas.

Bashkimi të mërkurën njoftoi se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Fergusonin.

Madje në njoftimin e tyre e kanë përmendur se kjo bëhet për arsye disiplinore.

Ferguson në basketbollin kosovar e ka luajtur vetëm një ndeshje.

U paraqit të shtunën në humbjen 81:70 të Bashkimit nga Ylli. Në parket i kaloi nëntë minuta, ndërsa nuk shënoi pikë.

Për më tepër në çerekun e tretë thuajse humbi ndjenjat dhe nga parketi u largua me barrelë.

Më pas Bashkimi njoftoi se Ferguson nuk ka ndonjë telashe shëndetësore dhe se në pyetje ishte vetëm lodhja. /Telegrafi/

Exit mobile version