John Barnes ka insistuar se formacioni më i fortë i Liverpoolit është pa yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, pjesë e tij.
Shaqiri ka pasur ndikim të madh te Liverpooli, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 18 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, ku shumica e tyre kanë ardhur si rezervistë.
Por, sipas ish-mesfushorit të Liverpoolit, Barnes, Shaqiri nuk duhet të jetë në formacionin më të mirë të ekipit, vetëm nëse Reds luajnë ndaj ndonjë kundërshtari më të dobët.
“Ai është duke kërkuar të jetë titullar, por nëse ju shikoni në ekipin më të mirë të Liverpoolit, ai ndoshta nuk do të jetë në 11-she”, ka thënë fillimisht Barnes për BonusCodeBets.co.uk.
“Kur luani kundër të ashtuquajturave skuadra të vogla, ai mund të luajë me dy mesfushorë dhe Shaqirin para tyre në treshen pas sulmuesit”.
“Mane, Salah, Firmino – ai nuk mund ta largojë asnjërin prej tyre nga formacioni, por te treshja Fabinho, Milner, Henderson – Shaqiri mund të futet në njërën nga këto tri pozicione në mesfushë”.
“Ai madje mund të jetë njëri prej atyre tre sulmuesve nëse luan kundër të ashtuquajturave kundërshtar më të dobët”.
“Por, nëse duhet të zgjedhësh 11-shen më të mirë, ai do të jetë ishte vetëm në treshen pas sulmuesit dhe një mesfushë të fortë”.
“Ai duhet ta pranojë atë, ai është pjesë e një skuadre”, përfundoi ish-ylli i Reds. /Telegrafi/