Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i Barcelonës ndryshon emrin e tij për shkak të filmit vizatimor Dragon Ball

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester Cityt i njohur paraprakisht si Joan Roman, ka ndryshuar emrin e tij në Goku, duke imituar filmin vizatimor Dragon Ball Z me origjinë nga Japonia.

Pasi e nisi karrierën tek Espanyoli, Roman u transferua tek Manchester City, para se të rikthehej përsëri në Spanjë, kësaj radhe te Barca Atletic.

Ai disa herë ishte ftuar për ekipin e parë por duke mos arritur që të marrë minuta, ndërsa ishte startues i rregullt për ekipin e dytë të Barcelonës.

Roman tani është pjesë e ekipit polak Wisla Krakow dhe tani ka shpjeguar për Mundo Deportivo, vendimin e tij për të ndryshuar emrin në fanellë.

Joan Roman

“Unë e kam zgjedhur këtë emër për shkak se ndihem i identifikuar me vlerat që përfaqëson për mua: këmbëngulje, ndjeshmëri, rritje përballë pengesave, dritë dhe pozitivitet”, ka thënë Roman.

Roman gjithashtu ka treguar se prindërit e tij e kanë përkrahur në marrjen e këtij vendimi.

Lexo po ashtu Barcelona mban takimin me Puman, në horizont marrëveshja që mund tu sjell katalanasve miliona euro

Ai u bë pjesë e Wislas këtë verë, duke shënuar 13 gola dhe duke bërë pesë asistime deri më tani këtë sezon, duke u aktivizuar si sulmues.

Është e qartë se ndryshimi i emrit ka ndikuar pozitivisht, të paktën në paraqitjen e tij në fushë. Krijuesi i këtij filmi, Akiru Toriyama, ka ndërruar jetë së fundmi, duke shkaktuar një vërshim homazhesh./Telegrafi/

Exit mobile version