Ish-udhëheqësi i Hong Kong-ut, Donald Tsang u dënua me 20 muaj burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Gazeta “South China Morning Post” raporton se Gjykata Supreme me vendim të plotfuqishëm ka dënuar me burg ish-kreun e qeverisë në Hong Kong.
Paraprakisht është marrë në konsideratë puna shumë vjeçare e punës në sektorin publik dhe dënimi u ul në 20 muaj.
Tsang u bë udhëheqësi i parë i Hong Kong-ut i cili u dënua me burg.
Bëhet fjalë për kreun e qeverisë së Hong Kong-ut nga viti 2005 deri në vitin 2012 i cili u dënua për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Gjatë mandatit të tij ka marrë dhurata të shtrenjta nga biznesmenë, dhe shpesh ka udhëtuar me jahtet dhe avionët e tyre luksoz. Në Kinë, është bashkë-pronar i ndërtesës tre-katëshe dhe një radio stacioni.
Padinë kundër tij në vitin 2015 e kishte ngritur Komisioni i Pavarur Kundër Korrupsionit (KPKK). Ai u mbrojt në liri duke paguar kaucion në shumën prej 13 mijë dollarësh. /kp/