Telegrafi

Ish-legjenda e Chelseat godet ashpër klubin: Ata nuk do ta fitojnë kurrë Ligën Premier

Chelsea po vazhdon me përgatitjet për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier nën udhëheqjen e trajnerit të ri Enzo Maresca, por njëri nga legjendat e klubit ka shkuar aq larg sa që ka thënë se klubi londinez nuk do të shpallet më kurrë kampion i Ligës Premier.

Ekipi londinez i është nënshtruar një ndryshime gjatë kësaj vere, pas largimit të trajnerit Mauricio Pochettino.

Chelsea ka qenë nën pronësinë e Todd Boehly që prej se u shit nga Roman Abramovich në 2022, nën të cilin suksesi ka qenë pothuajse gjithmonë prezent.

Por ish-mbrojtësi i Chelseat, Frank Lebouef, i cili ka veshur fanellën e tyre mes viteve 1996 dhe 2011 dhe ka fituar FA Cup dy herë, nuk është i bindur nga ajo që ka parë nën udhëheqjen e pronarëve të rinj.

Foto: Frank Lebouef

Në fakt, ai ka shkuar aq larg sa që ka pretenduar se në rast se klubi vazhdon në të njëjtën rrugë që ka ndjekur gjatë sezoneve të fundit, ata asnjëherë nuk do të jenë në gjendje të korrin sukses.

“Disa tifozë të Chelseat mendojnë se ata mund ta nisin nga zeroja sezonin e kaluar, por në të vërtetë nuk do të ndodhë kjo pasi shpenzuan një miliardë euro”.

“Klubi mund të bëjë çfarë të dojë me paratë e tyre por si një ish-lojtar, mendoj se është e turpshme ajo që po shohim”.

“Talenti është aty në ekip, por ju nuk keni shumë lider ose lojtarë që mund të mbështeteni tek ta, ky është problemi më i madh që ka Enzo Maresca”.

“Është e mundur që Chelsea ta fitojë një kupë, si FA Cup këtë sezon potencialisht, por asnjëherë Ligën Premier. Nuk ka mundësi”, përfundoi Lebouef.

Chelsea së fundmi e ka fituar titullin e Ligës Premier në vitin 2017, atëherë kur Antonio Conte ka qenë në krye të ekipit dhe do të nisin sezonin e ri me 18 gusht, atëherë kur do të jenë nikoqir të Manchester Cityt në ‘Stamford Bridge’./Telegrafi/