Ish-kryetari i organizatës studentore në Universitetin Kiril dhe Metodij Kiril Spiroski është punësuar me konkurs ekspres në kompaninë për shpërndarje të energjise elektrike ELEM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dokumentin ku njoftohet punësimi i Spiroskit në ELEM e ka publikuar Plenumi Studentor ku thuhet se është punësuar Spiroski në vendin e punës ”Referent”.
Kiril Spiroski ka qenë i vënduar në detyrën kryetarë i organizatës së studentëve që të organizojë zgjedhjet që deri më tani njihen si zgjedhjet më të parregullta të organizuara ndonjëherë në këtë Universitet. Pjesmarrës në zgjedhje ishte edhe policia speciale./Telegrafi/