S.L (53), ish-kryekomunar i Rosomanit, D.M (46) dhe B.J.J janë kallëzuar penalisht nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.
Të kallëzuarit dyshohen që e kanë dëmtuar buxhetin komunal të Rosomanit për një shumë prej mbi nëntë mijë euro, përmes një procedure të prokurimit publik.
Prokurimi ka patur të bëjë me ndërtimin e mureve dhe një traseje të një rruge lokale në komunën në fjalë. Sipas kallëzimit, pagesa është kryer, ndërsa puna nuk ka përfunduar./Telegrafi/