Site icon Telegrafi

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së flet para se të intervistohet nga Prokurori i Specilizuar

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna, është deklaruar sot para se të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në selinë kryesore të EULEX-it.

Ai ka thënë se sot nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet teksa ka treguar se herën e parë kur u ftua për intervistim u pyet për ecuritë e themelimit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.

“Në përgjithësi më kanë pyetur për ecuritë e themelimit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së të Shtabit të Përgjithshëm, për të cilin i kam dhënë përgjigje në përgjithësi për veprimtarinë e gjykatës, paraprakisht për themelimin e saj, sepse gjykata ushtarake është themeluar, siç kam deklaruar më parë, më 16 dhjetor”, tha Dobruna në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini

Ai më tej tha se “përgatitja për të vepruar si gjykatë e rregullt është dashur që të sigurojmë këto kodet, kodin penal dhe të procedurës penale, dhe të ekzekutimit të këtyre sanksioneve penale”.

“Ka zgjatur diku shumë pak kohë sepse diku ka marsi veç është ndërprerë puna efektive, kemi pasë vetëm dy raste. Njëri ka qenë rasti i dezertimit, pas të cilit edhe afro një mijë ushtarë kanë dezertu”, ka deklaruar Dobruna.

Dobruna bashkë me avokatin Ilir Hoxhaj, janë paraqitur në selinë kryesore të EULEX-it, me ftesën nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për intervistim.

Se në çfarë cilësie do të paraqitet Dobruna, ende nuk janë të informuar. Kjo është hera e dytë e intervistimit.

Herën e parë Dobruna ishte intervistuar për 22 orë me radhë. /Dukagjini/

Exit mobile version