Ish-kryeministrja kroate, Jadranka Kosor ishte e ftuar në televizionin N1, ku komentoi mbi temat aktuale, si dhe jetën private.
Ajo ka treguar se në moshën 15-vjeçare e kishte dëbuar nga shtëpia njerkun pasi ai ishte përpjekur të abuzonte seksualisht me të, transmeton Telegrafi.
“Pos gjyshes kam pasur edhe nënën. Të dy ishin familja ime e vetme”, tha fillimisht ajo.
“Unë mendoj se jam një person i guximshëm. Unë i thashë nënës time, ose ai ose unë, e cila është e mahnitshme kur e shikoj nga kjo distancë. I hodha të gjitha gjërat e tij. Ishte humbja e dytë më e madhe në jetë e nënës time. Unë e kuptoj atë shumë mirë. Mendoj se shumë më pak gjëra të këqija në politikë do të më kishin ndodhur nëse do të kisha një burrë me vete”, pohoi Kosor.
Ndryshe, ajo konkludon se është bërë një person më i mirë sepse ka mësuar të falë. /Telegrafi/