Site icon Telegrafi

Ish-kryeministrja kroate: BE-ja nuk ka nevojë për liderë si Vuçiqi me pushkë në dorë – duke i bartur arkat e birrave të Sheshelit  

Ish-kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, me rastin e 30-vjetorit të rrethimit të qytetit kroat Vukovar, ka thënë për Danas, se nuk mund ta imagjinojë që në të ardhmen një shtet i Bashkimit Evropian të ketë një president me të kaluar të luftës – duke aluduar në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiqi është lideri i vetëm jo vetëm në Evropë por edhe më gjerë, që ka të kaluar të luftës. Nuk mund ta imagjinoj që Vuçiq një ditë të jetë në krye të një prej shteteve të BE-së. Gjëja e parë që më shkon në mend kur e përmend Vuçiqin është fotografia e tij në Sarajevë duke mbajtur pushkën në dorë, apo duke bartur arkat e birrës Vojisllav Sheshelit ose në Glina të Kroacisë në vitin 1995, ku vazhdimisht bërtiste ‘kjo nuk është Kroacia’. Pretendimet e tij kanë qenë publike dhe të regjistruara. Kjo nuk ka ndodhur para 600 viteve… Liderë të tillë, sipas logjikës nuk do të duhej të guxonin të jenë të mirëseardhur në BE”, ka shtuar Kosor, transmeton Telegrafi.

Kosor e cila ishte në krye të ekzekutivit kroat për një kohë të shkurtër – përkatësisht 2009-2011, ka bërë të ditur se Vuçiq është dashur të kërkoj falje pasi ia është ndër liderët e rrallë që ka të kaluar lufte. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version