Ish-kryeministri rumun Victor Ponta, ka marrë të enjten shtetësinë serbe.
Ponta aktualisht ushtron postin e kryetarit të Këshillit për çështje evropiane në Parlamentin e Rumanisë, transmeton Telegrafi.
E përditshmja serbe Blic, shkruan se konfirmimin për shtetësinë serbe e ka marrë nga qeveria e Serbisë, që e ka njoftuar se do ta pajisë me pasaportë.
Ponta ishte në Beograd gjatë verës së vitit të kaluar, kur edhe deklaroi se Rumania do ta përkrahë integrimin e Serbisë në BE, dhe se një veprim i tillë është në interes të regjionit dhe BE-së. /Telegrafi/