Telegrafi

Ish-kryeministri Shinawatra kthehet nga mërgimi

Thaksin u dërgua menjëherë në gjykatë për t’ju përgjigjur akuzave për abuzim të pushtetit gjatë kohës kur drejtonte ekzekutivin e vendit. Ai u lirua me kusht dhe iu tha të mos largohej nga Tailanda pa lejen e gjykatës.

Gjatë rrugës nga Hong Kongu, Thaksin tha se kishte ndërmend të qëndronte larg politikës.

Thaksin është një individ me pasuri të madhe dhe popullaritet të jashtëzakonshëm si politikan, megjithëse është edhe figurë mjaft e debatueshme.

Ai përsëri mund të luajë një rol vendimtar në qeverinë e re, pavarësisht një vendimi të vitit të kaluar që ia ndalon përfshirjen në politikë për një periudhë pesë vjeçare. /bbc/