Telegrafi

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, arrestohet jashtë një gjykate në Islamabad

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është arrestuar gjatë një paraqitjeje në gjykatë në kryeqytetin Islamabad.

Fawad Chaudhry i partisë Tehreek-e-Insaf (PTI) të Khanit konfirmoi arrestimin në një postim në Twitter të marten, përcjell Telegrafi.

Chaudhry shkroi në Twitter se kompleksi i Gjykatës së Lartë të Islamabadit është “pushtuar” nga paraushtarakët e Pakistanit Rangers dhe se avokatët “po i nënshtroheshin torturës”.

Ndërkohë disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë Khan duke u shoqëruar në një automjet të Rangers.

Në një postim në Twitter, PTI tha se Rangers kanë “rrëmbyer” Khan.

“Populli i guximshëm i Pakistanit duhet të dalë dhe të mbrojë vendin e tyre”.

Khan u arrestua nga një gjykatë në Islamabad në një rast korrupsioni. /Telegrafi/