Site icon Telegrafi

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan, përdor inteligjencën artificiale për t’iu drejtuar qytetarëve nga burgu

Inteligjenca artificiale lejoi ish-kryeministrin pakistanez Imran Khan të bënte fushatë nga prapa grilave, me një klon që fliste me zërin e liderit të opozitës që mbante një fjalim të pasionuar në emër të tij.

Khan është burgosur që nga gushti dhe është në gjyq për nxjerrje të dokumenteve të klasifikuara, ndërsa ai pretendon se akuzat janë të sajuara për ta penguar atë të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në shkurt.

Partia e tij Tehreek-e-Insaf (PTI) në Pakistan përdori inteligjencën artificiale për të krijuar një mesazh katërminutësh nga 71-vjeçari, transmeton Telegrafi.

PTI tha se Khan dërgoi një skenar stenografi përmes një avokati që plotësonte stilin e tij retorik.

Teksti më pas u sinkronizua me audio duke përdorur një mjet nga kompania e AI ElevenLabs, e cila krenohet me aftësinë për të krijuar “klone zanore” nga mostrat ekzistuese të të folurit.

“Shokët e mi pakistanezë, fillimisht do të doja të përgëzoja ekipin e mediave sociale për këtë përpjekje historike. Ju të gjithë mund të pyesni veten se si po ja kaloj në burg. Sot, vendosmëria ime për lirinë e vërtetë është shumë e fortë”, tha kloni i udhëheqësit.

Audioja u transmetua në fund të një transmetimi pesë-orësh të fjalimit nga mbështetësit e PTI në Facebook, X dhe YouTube dhe u mbulua me pamje dhe fotografi të Khan.

Sipas PTI, ajo ishte e mbushur me video origjinale nga fjalimet e mëparshme të ish-yllit të kriketit, por “zëri i Imran Khan me AI bazuar në shënimet e tij” shfaqej në intervale.

PTI ishte partia e parë politike në Pakistan që shfrytëzoi gjerësisht potencialin e mediave sociale, duke përdorur aplikacione për të synuar audiencën më të re që i solli ata në pushtet pesë vjet më parë.

“Ne donim të hynim në modalitetin zgjedhor. Asnjë tubim politik i PTI nuk është i plotë pa Imran Khan”, i tha Ilyas AFP-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version