Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, u shpall fajtor për korrupsion në gjyqin e parë, për shkak të një skandali multi-miliardë dollarësh të fondit shtetëror “1Malaysia Development Berhad (1MDB)”.
“Pas shqyrtimit të të gjitha provave në gjyq, vërtetoj se prokuroria e ka dëshmuar me sukses çështjen”, tha gjykatësi Mohamad Nazlan Mohamad Ghazali.
Razak me këtë rast ka deklaruar se do të apelojë çdo vendim në gjykatën federale ndërsa avokatët e tij kërkuan shtyrjen e dënimit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se të dënuarit për korrupsion në vend mund të përballen me burgim prej 15 deri në 20 vjet.
Ish-kryeministri i Malajzisë, u përball me shtatë akuza për sa i përket keqpërdorimit të financave, pastrimit të parave si dhe ndaj abuzimit të pushtetit, pasi ky i fundi thuhej se i mori në mënyrë të paligjshme gati 10 milionë dollarë nga ish-njësia e 1MDB. Ai deklaroi se nuk ishte fajtor. /Telegrafi/