Site icon Telegrafi

Ish kryeministri kroat dënohet me 6 vjet burg

Një gjykatë kroate dënoi të hënën nën akuzat për korrupsion dhe ryshfet ish kryeministrin e vendit Ivo Sanader dhe kreun e grupit energjetik hungarez MOL, Zsolt Hernadi, një çështje që nisi rreth një dekadë më parë.

Gjykata e Qarkut të Zagrebit e dënoi ish kryeministrin kroat me gjashtë vjet burg, ndërsa Drejtorin e Përgjithshëm të MOL-it me dy vjet.

Gjykata tha se Hernadi pranoi t’i paguante ish-kryeministrit Sanader 10 milionë euro për t’i mundësuar grupit MOL të fitonte kontrollin e firmës kroate të naftës dhe gazit INA.

Në Hungari, grupi MOL shprehu “zhgënjim” ndaj vendimit dhe mohoi të ishte bërë ndonjë shkelje. Grupi tha se Hernadi gëzon mbështetjen e plotë të kompanisë, përcjell VOA.

Si Hernadi ashtu edhe Sanader i kanë mohuar akuzat dhe nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

Hungaria në të kaluarën nuk e ka përfillur një urdhër arresti të lëshuar nga Kroacia.

Sanader është përballur me disa akuza për korrupsion për kohën kur ka qenë në postin e kryeministrit nga viti 2003 deri në 2009.

Vendimi i së hënës mund të apelohet.

Exit mobile version