Telegrafi

Ish-kryeministri Haradinaj: Sot e pësuan dy profesionistë, Bahri Berisha dhe Mendim Rugova

Foto: Arkiv

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar sot pas shfuqizimit të vendimeve nga Qeveria Kurti për shkarkimin e koordinatorëve nacional dhe shpalljes së konkursit për drejtor të Doganave, pavarësisht se Haradinaj ia kishte vazhduar mandatin Bahri Berishës edhe për tri vite.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me këtë vendim të Qeverisë Kurti e pësuan dy profesionistë.

Lexo po ashtu Edhe pse Haradinaj ia vazhdoi mandatin, MF-ja shpall konkurs për drejtor të Doganave (Dokument)
Lexo po ashtu Kurti shkarkon të gjithë koordinatorët e emëruar gjatë qeverisjes Haradinaj

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova. Për Mendim Rugovën le ta dinë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/