Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është akuzuar për dëshmi të rreme para parlamentit, njoftoi sot prokurori i Zyrës për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion (WKStA).
Kurz dhe ish-shefi i tij i kabinetit, Bernhard Bonelli, “janë akuzuar për dëshmi të rreme përpara të ashtuquajturit komiteti hetimor ‘Ibiza’ i parlamentit austriak… lidhur me korrupsionin e dyshuar të qeverisë së tyre”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë, transmeton Telegrafi.
Gjyqi i tij do të fillojë më 18 tetor dhe nëse ai shpallet fajtor, Kurz përballet me tre vjet burg, njoftoi gjykata në Vjenë.
Politikani konservator la detyrën në vitin 2021 pasi prokurorët filluan të hetonin atë dhe nëntë të tjerë me dyshimin për shkelje të besimit, korrupsion dhe ryshfet me shkallë të ndryshme përfshirjeje.
Ish-udhëheqësi i ekstremit të djathtë Heinz-Christian Strache, zëvendës kancelari i Kurz-it, dha dorëheqjen në vitin 2019 pasi u shfaq një video e tij në Ibiza duke folur me një grua që prezantohej si mbesa e një oligarku rus, dhe i ofronte favoret e saj politike në këmbim të donacioneve partiake. /Telegrafi/