Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Kajmaku është pasi u kap me 20 kilogramë kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij.
Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, do të kapte vlerën e 1 milionë euro.
Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga policia. /TCH/