Një detaj interesant për Presidentin turk Recep Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.
Ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999.
Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.
Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri.
Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre./Euronews Albania