Telegrafi

Ish-kongresisti republikan: Nëse humbin Senatin, Republikanët do të akuzojnë Trumpin – por këtë nuk do ta pranojnë publikisht

Ish kongresisti republikan Joe Walsh parashikon se ish-presidenti Donald Trump mund të fajësohet nëse demokratët mbajnë kontrollin e Senatit, por republikanët nuk kanë gjasa ta pranojnë këtë publikisht.

“Privatisht ata do të bëjnë atë që kanë bërë për gjashtë vitet e fundit sepse janë të gjithë frikacakë, privatisht të gjithë do të fajësojnë Trumpin. Asnjëri prej tyre nuk do ta thotë këtë publikisht, ata do të fajësojnë publikisht këdo përveç Trumpit dhe shpresoj edhe një herë që Trump thjesht të largohet”, tha Walsh për BBC.

Ai ka theksuar se ka qenë një natë e mirë për demokratët.

“Duket se Demokratët do të mbajnë kontrollin mbi Senatin, dhe ndoshta do të humbin disa vende në Dhomën e Përfaqësuesve”, shtoi Walsh.

“Është një fitore e madhe, edhe pse do të humbin kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve”, tha për fund ish-kongresisti republikan. /Telegrafi/