Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, kreu i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli.
Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën.
“Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, pas luftës edhe nënkolonel i TMK-së, iu bashkua familjes sonë politike.
Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë.
Ishim bashkë në luftën kundër pushtuesit. Jemi bashkë edhe në luftën kundër korrupsionit.
Bashkohuni me mua. Bashkohuni me vizionin e PDK-së! #PDK112”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/