Site icon Telegrafi

Ish-Komandanti Nehat Basha ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i brigadës 125, Nehat Basha është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Lufutës së UÇK’së, Hysni Gucati.

Gucati përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se ka marrë lajmin për ftesën e Bashës nga Gjykata Speciale.

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si çdo luftëtar i drejt i UÇK’së”, ka shkruar Gucati.

Duhet theksuar se numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.

Exit mobile version