Telegrafi

Ish-komandanti i FSK-së pritet të hyjë në politikë

 

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka vendosur që t’i hyjë politikës.

Kastrati tha për KosovaPress se brenda dhjetë ditësh do ta bëjë publike anëtarësimin e tij në njërën nga partitë politike në vend.

Ndonëse nuk e bëri të ditur në cilën parti, burime të KosovaPress-it të afërta me ish-ushtarakun e UÇK-së në Zonën Operative të  Llapit bëjnë të ditur se ai do të jetë pjesë e PDK-së.

Kastrati nuk e mohon një gjë të tillë, por këmbëngul se “këtyre ditëve do të shuajë kureshtjen e të gjithë”.

“Brenda dhjetë ditëve do ta bëj publike anëtarësimin tim në parti politike. Unë e kam bërë publike qysh moti se do ta vazhdoj karrierën në politikë”.

Ndryshe, për sot është paraparë që të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së,  agjenda e së cilës nuk është bërë e ditur se për çka do të diskutohet.