Site icon Telegrafi

Ish-komandanti i forcave amerikane për Evropë, Hodges kundërshton idenë për tërheqjen e trupave nga Kosova

Ish-komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, Ben Hodges është shprehur kundër tërheqjes së trupave nga Kosova.

Ai ka thënë se do të ishte gabim tërheqja e trupave nga Kosova.

Hodges i është përgjigjur statusit në Twitter të të birit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shkruar se ka ardhur koha për kthimin në shtëpi të trupave amerikane.

 “Do të ishte gabim… KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon. Largimi i tyre tani, para zbatimit të marrëveshjeve, do të ishte njëjtë me tërheqjen e startuesve në mesin e çerekut të katërt, pak para se të kaloje në epërsi”, ka thënë Hodges, duke e krahasuar me ndeshje basketbolli.

Edhe politikani dhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka dalë kundër tërheqjes së forcave ushtarake nga Kosova, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, i tërë debati ka nisur nga një postim i senatorit David Perdue, që përmes “Twitter”-it shkroi që SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtonte praninë në Kosovë.

Lexo po ashtu Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë

Këtë e kishte mbështetur i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell si dhe djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr.

 

 

 

Exit mobile version