Mbrojtësi danez, Andreas Christensen, ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë për sezonin 2015/2016 te Borussia Monchengladbachu.
I huazuari nga Chelsea ka lënë prapa yllin e ri të Arsenalit, Granit Xhaka, i cili përkundër formës së shkëlqyer mori vetëm 15 për qind të votave të fansave të klubit gjerman, për dallim nga Christensen që mori 54 për qind të votave, transmeton Koha.net.
Top-pesëshen e përmbyllin Andre Hahn (me 12 për qind), Raffael (11 për qind), dhe Oscar Wendt (me vetëm 8 për qind).
Ky ishte sezon debutues për 20-vjeçarin Christensen, i cili tregoi një formë të shkëlqyer duke zhvilluar si titullar 39 nga 43 ndeshje të mundshme.